Motra e Kim Kardashian, Khloe pothuajse nuk arriti në skenë për të marrë çmimin e reality show të vitit 2022 për familjen “The Kradashians” në People’s Choice Awards, transmeton InLajmi.
Pas shpalljes së çmimit për familjen The Kardashians, mamaja Kris Jenner u ngjit për të pranuar trofeun dhe për të adresuar faktin se Khloe nuk gjendej askund.
“Khloe ishte ulur pranë meje një sekondë më parë”, shpjegoi Kris para audiencës. “Oh, ja ku ajo vjen! Khloe, Khloe, Khloe!”, tha ajo.
Ndërkaq, ishte Khloe, e cila arriti pas pak dhe njoftoi se ishte duke u bërë gati për të dalë në skenë.
“Më mungon fryma,” vuri në dukje Khloe. “Po përpiqesha të rregulloja flokët”.
Pasi arriti në skenë, Khloe shprehu mirënjohjen e saj për fansat që ua dhanë çmimin.
“Jam shumë e nderuar dhe e lumtur që jam këtu dhe thjesht që ne jemi në gjendje të jetojmë jetën tonë para televizorit dhe që ju djema dëshironi ta shikoni emisionin tonë.” /InLajmi/