Krijuesit dhe bizneset do të jenë në gjendje të shohin nëse postimet e tyre po bllokohen për t’u shfaqur në pjesë të caktuara të aplikacionit, njoftoi kreu i Instagramit, Adam Mosseri.
Në menynë ‘settings’, nën llogarinë dhe më pas statusin e llogarisë, llogaritë profesionale tani mund të kontrollojnë për të parë nëse ndonjë nga postimet e tyre ndalohet për t’u rekomanduar për përdoruesit që nuk i ndjekin ato.
Rekomandimet shfaqen në vende sikurse faqja Explore dhe në feedin e llogarisë dhe janë bërë gjithnjë e më qendrore në platformë derisa kompania mëmë e Instagramit, Meta, përpiqet të shtyhet me TikTokun.
Deri në fund të vitit 2023, Meta planifikon të dyfishojë sasinë e përmbajtjes së rekomanduar që përdoruesit shohin në feed-in e tyre, shkruan Alsat.M.
Për t’u kualifikuar për t’u shfaqur në Explore dhe në vende të tjera, postimet në Instagram duhet të ndjekin udhëzimet dhe rregullat e komunitetit rreth përmbajtjes së rekomanduar: përdoruesit mund të postojnë përmbajtje që paraqet dhunën, si për shembull një zënkë, por mund të bllokohet nga sugjerimi për përdoruesit e tjerë. Krijuesit dhe bizneset do të jenë në gjendje të modifikojnë, fshijnë ose apelojnë vendimin e Instagramit për postimet e raportuara si të papërshtatshme për rekomandime.