Takimi “i vështirë” i Princit Harry me mediat në një ngjarje në tapetin e kuq është kapur nga kamerat, përpara publikimit të dokumentarit të Meghan Markle në Netflix, transmeton InLajmi.
Duka 38-vjeçar i Sussex Harry, bëri një paraqitje publike në New York me gruan e tij Meghan Markle, për të pranuar çmimin “Ripple of Hope” në një gala të mrekullueshme të organizuar nga organizata e të Drejtave të Njeriut.
Dhe një moment nga tapeti i kuq para ngjarjes është bërë viral në rrjete sociale, ku një gazetare “ngacmon” Princ Harry duke e pyetur: ” Harry a po i vë paratë para familjes”?.
Gazetarja i referohej marrëveshjes shumëmilionëshe që duka dhe dukesha kanë bërë me Netflix, pjesë e së cilës është edhe dokumentari “ Harry & Meghan”.
Familja mbretërore sapo mbërriti në Hilton në New York u “godit” me pyetje nga turma, të cilët i thonin:

“Çfarë mendoni për shkatërrimin e familjes mbretërore? Meghan, ti po shkatërron familjen mbretërore!”, shkruan E.News.
Pas ceremonisë, ishin Meghan dhe Harry, të cilët morën pjesë në një ceremoni, ku Dukesha u hap për betejat e saj për shëndetin mendor. /InLajmi/