Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha ka pasur kritika për Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, raporton InLajmi.
Basha tha se në formën që ka ardhur ky projektligj nuk duhet të votohet nga deputetët.
“Në formën që ka ardhur ky projektligj nuk besoj që duhet të votohet nga deputetët e Parlamentit. Unë po ndërlidhem te kategoria e 2-të, që janë ndërtimet banesore, edhe vërejtjet e mia janë këto: pyetja ime është se çka legalizon, pasi qytetarët duhet me ditë se çka legalizon”, u shpreh Basha.
Deputeti kritikoi përkufizimet e këtij projektligji, pasi ai mendon se shumë ndërtime ilegale “shpërlahen” me këtë ligj. /InLajmi/