Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, në seancën e Kuvendit të Kosovës, është shprehur i bindur se 352 mijë objekte në Kosovë janë ndërtuar pa leje, raporton InLajmi.
Sipas Aliut, vetëm në Prishtinë janë ndërtuar 46 mijë objekte të tilla.
Jemi në situatën kur 352 mijë objekte në Kosovë janë pa leje. Veç Prishtina i ka 46 mijë objekte pa leje. A din sa është kjo. Në përqindje në raport total mbi 75% të ndërtimeve në komunën e Prishtinës dhe në të gjithë Kosovën që është dhe më lartë, janë ndërtime pa leje”.
Tutje, deputeti konkretizon se Lagjia e Medresës në Prishtinë është totalisht pa leje.
“A e dini që gjithë planifikimi gjatë viteve është bërë pa i konsideruar këto ndërtime pa leje. Kemi pasur planifikime, ka plane të shumta që komuna e Prishtinës asnjë leje s’ka mujt me u lëshu, sepse kanë qenë plane imagjinare. Lagjja e Medresës në Prishtinë, është totalisht pa leje”. /InLajmi/