Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, pajtohet me vërejtjet e deputetit Dimal Basha për Projektligjin e ndërtimeve pa leje, raporton InLajmi.
Sipas Abazit, ndërtimet pa leje kanë pamundësuar zhvillimin ekonomik të vendit, duke “ngulfatur” kështu planifikimin hapësinor në vendin tonë.
“Përveçse dua të mbështesë plotësisht fjalimin e deputeti Basha. Ne kemi punuar në vazhdimësi që të adresohet kjo çështje, e cila ka pamundësuar zhvillimin ekonomik të vendit, duke e ngulfatur çdo formë të planifikimit në vendin tonë në qytete dhe fshatra, si formë e ndërtimit të paqëndrueshëm në hapësirat publike”, tha Abazi.
Deputeti vlerëson se për 20 vite është vjedhur prona publike dhe janë bërë shpërlarje të fondeve.
“Është degradu hapësira publike, është vjedh prona publike, është përdor për ndërtim dhe përfitim nga ata të cilët përveç që kanë ndërtuar, kanë bërë shpërlarje të fondeve për 20 vjet në hapësirat publike”. /InLajmi/