Kryeparlamentari Glauk Konjufca është deklaruar për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.
Ai ka thënë se nuk beson se ato do të shtyhen, por se kjo varet nga vendimi që do të marrin institucionet e sigurisë.
“Nuk besoj që do të shtyhen. Kjo varet natyrisht prej vlerësimit të institucioneve tona të sigurisë. Dhe në fund Qeveria është ajo që e merr vendimin”, ka thënë Konjufca për RTK-në pas hapjes së Kongresit Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara në Prishtinë.
Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se brenda 2-3 tri ditësh do të sqarohet situata sa i takon zgjedhje në veri të Kosovës.