Gazetari Milaim Zeka e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për zbatim të politikave të gabuara për çështjen e veriut.
Ai ka thënë se Kurti e ka dorëzuar veriun.
Sipas tij, dikur kishte kontroll të pjesshëm në atë pjesë, e tash nuk ka fare.
“Ka pas kontroll të pjesshëm në atë pjesë, tash nuk ka fare. S’po them që e ka bërë me qëllim a pa qëllim, por ky e dorëzoi veriun e Kosovës”, ka thënë Zeka në “DPT te Fidani”.
Zeka ka thënë se me krijimin e kësaj situate në veri, Vuçiq ka krijuar avantazh.
“Po them që veriu i Kosovës është puro problem politik. Nuk zgjidhet me dhunë. Ia dhanë një kartë Vuçiqit që ta përdor në kombet e bashkuara, që të thotë se janë zhveshë mbi 600 policë”, ka thënë tutje gazetari.
Sipas tij, kur kryeminsitri Kurti nuk dëgjon SHBA-në dhe BE-në, humbet Kosova, përcjell Front Online.
“Albin Kurti nuk duhet ta ndjekë logjikën e padëgjueshmërisë ndaj SHBA dhe BE. Saherë që ky nuk i dëgjon të huajt, Kosova humbë. Nuk është problem që humbë Albin Kurti, por humbë Kosova”, ka thënë ai.