• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 26 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

U bënë 21 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit

Gjerolinda Desku nga Gjerolinda Desku
7 December 2022
në Kosovë
0 0
0
U bënë 21 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Albin Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe ishte liruar me 7 dhjetor të vitit 2001 dhe kjo është bërë pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politik shqiptarë nga regjimi serb, shkruan InLajmi.

Kurti ishte arrestuar në Prishtinë më 27 prill 1999, ku fillimisht është mbajtur në Prishtinë dhe Lipjan e pastaj është transportuar në Serbi, duke qëndruar në burgun në Pozharevc e pastaj në atë të Nishit.

Ai ka qenë i dënuar me 15 vjet burgim me akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të ish-Jugosllavisë, i cili nuk ishte i vetmi shqiptar i arrestuar nga policia serbe në atë kohë, pavarësisht nga torturat që përjetoi ishte i vetmi që doli nga burgu i Nishit në atë kohë.

Pas daljes nga burgu, ai kishte thënë para mediave se shokët e tij vazhdonin të dergjeshin në burgjet e Nishit, disa të lënduar e disa të sëmurë, por të fortë psiqikisht.

“Ka ngjarë ajo që më së paku kam dëshiruar, jam liruar i vetëm, individualisht. Shokët e mi vazhdojnë të mbahen pengje nëpër burgjet e Serbisë. Shumica dërmuese e tyre janë me shëndet të rrënuar, ose të plagosur ose të 2-ja këto, mirëpo ata vazhdojnë të qëndrojnë të fortë moralisht dhe psiqikisht” kishte thënë ai.

Gjithashtu, ai kishte shtuar se nuk ka kërkuar amnisti, por vetëm drejtësi për popullin e Kosovës.

“Nuk kam kërkuar që të më amnistojnë ose falin, kam kërkuar vetëm drejtësi, të popullit tim dhe ndërkombëtare. Drejtësia dhe e vërteta në të ashtuquajturat Serbi dhe Jugosllavi kanë qenë dhe janë e kundërta e kuptimit” këto ishin fjalët e tij.

Në pikën kufitare në Merdare pas hyrjes në Kosovë, Kurti kishte thënë se mënyra e lirimit të tij ishte me prapavije. Sipas tij, regjimi i Beogradit e kishte liruar Kurtin me qëllim që t`ua zgjasë burgimin shokëve të tij, të cilit vazhdonin të ishin të burgosur.

“Nuk duhet fokusuar në lirimin tim por mënyrën e këtij lirimi, motivet dhe pasojat. Regjimi pseudodemokratik i Beogradit lirimin tim e ka përdorur si mjet për t’ua zgjatur robërinë shokëve të tjerë që vazhdojnë të mbahen në burgje. Në këto momente më shumë më mungojnë ata sesa familja ime”, ishte shprehur Kurti.

Albin Kurti është arrestuar më 27 prill 1999 në Prishtinë. Deri me 2 maj 1999 është mbajtur në burgun e Prishtinës. Prej 2 maj deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Pastaj prej 10 qershorit deri më 13 dhjetor 1999 në burgun e Pozharevcit. Prej 13 dhjetorit deri më 13 mars 2000, në burgun e Nishit.

Procesi gjyqësor ndaj Albin Kurtit ka filluar më 9 mars 2000 ndërkaq më 13 mars është shqiptuar dënimi prej 15 vjetësh nën akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë” sipas nenit 116.

Sërish, prej 14 mars 2000 deri në nëntor, ka qenë në burgun e Pozharevcit. Intervista e dhënë në burg është më 22 prill 2000.

Prej nëntorit të vitit 2000 deri më 3 dhjetor të vitit 2001 ka qenë në burgun e Quprisë ndërkaq, prej 3 dhjetor 2001 deri më 7 dhjetor, sërish në burgun e Nishit.

Përveç burgut në Serbi, Kurti është arrestuar disa herë edhe në Kosovë, për protestat që i ka organizuar kundër qeverisë së atëhershme, për hedhjen e gazit lotsjellës, për pengim të seancave të Kuvendit të Kosovës dhe për ndalimin e mjeteve transportuese me mallëra serbe në Kosovë. /InLajmi/

Tags: Albin KurtiArrestimeSerbia
Postimi i mëparshëm

Visar Ymeri: Paqartësia rreth planit franko-gjerman po e dëmton Kosovën

Postimi tjetër

Rama publikon fotoalbumin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Të ngjajshme Postime

“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi
Kosovë

“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi

26 December 2025
Pa praninë e të birit “Cali”, varroset babai i Salih Mustafës
Kosovë

Pa praninë e të birit “Cali”, varroset babai i Salih Mustafës

26 December 2025
Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin
Kosovë

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it
Kosovë

Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it

24 December 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Aksident në Rudar: 5 të lënduar, 2 prej tyre policë – një fëmijë në gjendje të rëndë

24 December 2025
Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit
Kosovë

Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit

24 December 2025
Postimi tjetër
Rama publikon fotoalbumin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Rama publikon fotoalbumin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Lajmet e fundit

“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi

“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi

26 December 2025
Alba vazhdon spërkatjet me ujë, eskalon Benita: Lagmë, në fytyrë dua

Alba vazhdon spërkatjet me ujë, eskalon Benita: Lagmë, në fytyrë dua

26 December 2025
Katër vende gati për të dërguar paqeruajtës në Ukrainë

Katër vende gati për të dërguar paqeruajtës në Ukrainë

26 December 2025
Hekuran Murati “kërcënon” qytetarët: Nëse VV-ja nuk fiton 50%, nuk do të ketë paga pas 28 shkurtit

Hekuran Murati “kërcënon” qytetarët: Nëse VV-ja nuk fiton 50%, nuk do të ketë paga pas 28 shkurtit

26 December 2025
Pa praninë e të birit “Cali”, varroset babai i Salih Mustafës

Pa praninë e të birit “Cali”, varroset babai i Salih Mustafës

26 December 2025
Rreth 2 mijë pacientë në pritje për koronarografi dhe vendosjen e stentave në QKUK

Rreth 2 mijë pacientë në pritje për koronarografi dhe vendosjen e stentave në QKUK

26 December 2025
Aleksandër Lumezi propozohet për Zv.Kryeprokuror të Shtetit

Aleksandër Lumezi propozohet për Zv.Kryeprokuror të Shtetit

26 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu