Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka shprehur shqetësim pas incidenteve të së martës në veri të Kosovës, kur person të maskuar dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës, në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, duke përdorur “mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav, përcjell InLajmi.

Wigemark se EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.


Disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut penguan të martën hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente, por pa pasoja në njerëz.
Në këto 2 komuna, ashtu si edhe në Zveçan dhe Leposaviq, që të gjitha të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë, më 18 dhjetor.
Postimi i plotë i tij:
Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur.
EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe NATO-KFOR-in. /InLajmi/



















