Qeveria e Kosovës të mërkurën ka mbajtur mbledhjen elektronike e cila është mbledhja e 111-të me radhë ku janë miratuar disa vendime, përcjell InLajmi.
Vendimet që janë marrur në këtë mbledhje kanë të bëjnë me Kosovën dhe me BE-në, disa nga vendimet qe janë marrë janë: Nisma për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së ‘’Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat’’, që ka përqëllim mbështetjen e shoqërisë dhe trajtimin e barabartë.
Vendim tjetër në mbledhje është Nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2023. Bashkimi Evropian është zotuar se do të ndihmojë vendet e rajonit me një pako për energjinë në funksion të tejkalimit të krizës aktuale energjetike.
Vendimi i fundit i kësaj mbledhje është ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit të Qeverisë Nr. 10/109 të datës 23 nëntor 2022 me të cilin është miratuar analiza juridike për vlerësimin e bazës ligjore të akteve nënligjore të nxjerra nga Qeveria./InLajmi/