• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Presidenti gjerman inkurajon Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për besim tek BE-ja

Gjerolinda Desku nga Gjerolinda Desku
7 December 2022
në Shqipëri
0 0
0
Presidenti gjerman inkurajon Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për besim tek BE-ja
0
SHPERNDARJE
13
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier u përpoq të inkurajoijë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në vizitën e tij 2 ditore. Lindita Arapi, e ftuar e presidentit në këtë udhëtim me refleksione pas vizitës.

Megjithëse jehona në Gjermani është më e dobët, një vend ballkanik vihet i gjithi në lëvizje kur një president gjerman prek tokën e tij. Kësaj here vizitën e parë të presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri (29.11.-02.12.) pata mundësinë ta ndiqja nga afër si shkrimtare e ftuar në delegacionin gjerman me aktorin Kasem Hoxha, përkthyesin Benjamin Langer dhe drejtorin ekzekutiv të Euro Natur, Gabriel Schwaderer. Pa dyshim Gjermania është shumë e preferuar. E jo vetëm, sepse sot ky vend është destinacion për të gjetur punë dhe ëndërr për shumë të rinj, më shumë nderimi lidhet me besimin e fortë të krijuar tek Gjermania këto dekada si partnere e besueshme.

Vizita e Steinmeierit ishte një vizitë respekti dhe inkurajimi për të mos e humbur besimin tek BE. 8 vite iu deshën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të fillonin bisedimet e anëtarësimit. E nuk dihet edhe sa vite të tjera janë përpara deri në ditën e anëtarësimit. Dashuria entuziaste me BE ndërkohë është ftohur. Megjithëse retorika dhe simbolika nuk mungon aspak, as vizualisht. Gjatë shëtitjes së delegacionit në Shkup me Steinmeier mund të shihje kudo në Çarshinë e Vjetër çadrat blu të BE – ende një shenjë besnikërie, megjithëse shumë ndjehen të zhgënjyer nga Europa.

Identitet apo identitete?

Për vizitorët nga Gjermania është impresionues multikulturaliteti i Shkupit, një qytet ku takohen kultura e qytetërime, ai romak, bizantin, osman, ku dëgjohet këmbana e kishës ortodokse dhe thirrja e ezanit, ku maqedonas, shqiptarë, turq, serbë e romë e boshnjakë jetojnë bashkë vetëkuptueshëm, megjithëse bashkëjetesa nuk është përditë e lehtë.

Dihet se më shpejt kufijtë i kapërcen kultura. Në qendrën kulturore “Jadro” artistë shqiptarë e njerëz të letrave punonin bashkë me ata maqedonas, por a do të thotë kjo se hendeqet mes dy etnive janë mbyllur? Realiteti është gjithmonë i esëllt. Aty mësova, se sot të rinjtë shqiptarë nuk kanë interes të mësojnë gjuhën maqedonase, sepse përqëndrohen tek strukturat, ku flitet shqip, po as të rinjtë maqedonas, nuk e mësojnë shqipen. Hallet e ardhshme të një shoqërie multikulturore mund t’i identifikosh edhe sot. “Ju vendosni, se ç’pamje do të ketë identiteti maqedonas sot dhe se si do të duket në të ardhmen”, tha Steinemeier në Shkup. Por për çfarë do të vendosin këta të rinj në fund? Për një mono-identitet, të lidhur vetëm me etninë e tyre? Apo për pluralitetin?

Ballkani jeton nga kontrasti. Në një ëmbëltore kamarierja më përshëndeti turqisht “Merhaba”, e në fillim mendova se ishte turke, por pastaj kur më dëgjoi të flisja shqip, ajo më ofroi kafenë duke folur shqip. Më tha se në shtëpi flasin shqip, por kur është në publik flet turqisht. Kur shqiptarët thonë se janë turq, nënkuptojnë me këtë, se janë myslimanë, më tha. Identiteti nuk është i skalitur në gur, mendova duke pirë kafenë në këtë nëntor shiu. Nuk është si gurët e palëvizshëm të kalldrëmeve në Çarshinë e Vjetër, por si rrëkezat e shiut që rrjedhin e marrin rrugën e vet me zigzage mes gurëve të këtij kalldrëmi.

Lidhjet ekonomike

Programi i presidentit gjerman ishte shumë intensiv, kurse shiu një shoqërues i pandarë në Shkup. Një pikërëndesë e vizitës ishin edhe marrëdhëniet ekonomike mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në 200 kompani në Maqedoninë e Veriut rrjedh kapital gjerman, 30% e eksporteve maqedonase shkojnë në Gjermani. Vizitë tek Dräxlmaier, një furnizues i industrisë gjermane të automjeteve me sisteme kabllosh, i cili punëson 6.000 vetë në Maqedoninë e Veriut. Një projekt i suksesshëm, pa dyshim, po pyetja e parë që më lindi, ishte pse Dräxlmeier zgjodhi Maqedoninë e Veriut për shembull, dhe jo Shqipërinë. Përfaqësuesi gjerman e ndërpreu historinë e suksesit së kompanisë së vet, u mendua pak dhe tha. “Thjesht kushte më të mira. Lehtësime më të mira tatimore dhe më shumë siguri ligjore.”

Edhe në mënyrë kaq lakonike mund të përmblidhet historia e investimeve gjermane në Shqipëri, mendova.

Brain Drain nga Shqipëria

Pas 2 ditësh vazhduam udhëtimin me presidentin gjerman në Tiranë. Steinmeier vlerësoi shpirtin europian të shqiptarëve, shprehu respekt për vendin që ndërkohë është një aktor i vlerësuar në arenën ndërkombëtare dhe u lut për durim në rrugën drejt Europës.

Një klimë mesdhetare në Tiranë e ndryshoi atmosferën menjëherë mes të ftuarve të delegacionit. “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022 ka një puls të lartë, kudo të rinj, ndjehet një dinamikë tjetër. Mjaft anëtarë të delegacionit që ktheheshin për herë të 2-të në Shqipëri shprehën habi për ndërtimet e reja brenda pak vitesh dhe vlerësonin zhvillimin e vrullshëm të Tiranës. Por në Tiranë qytetarët janë të ndarë dhe shohin tek ndërtimet e shumta afera korrupsioni apo larje parash.

Tirana impresionon. Po, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes.“Kur e ke kuletën plot, shijon restorantet e mira, diellin, e ku di unë, të duket çdo gjë bukur në qytet”,

tha duke tundur kokën me mosmiratim një djalë i ri, punonjës i hotelit.“Por ne kemi çmimet më të larta të benzinës në Europë, me rrogat tona nuk i blejmë dot të gjitha ushqimet.” Do iki në Itali, tha ai. Atje kam familje.

Një valë e pandalshme migrimi e ka përfshirë Shqipërinë.

“E është më e lehtë të shkosh në Gjermani se të përpiqesh të bësh Ballkanin Perëndimor të funksionojë si Gjermania”, ka shkruar intelektuali i njohur, Ivan Krastev.

Pas kaq vitesh pritjeje duket se tek shumë vetë ka humbur besimi, se ndryshimi do të vijë. Kur bisedoj me të rinj energjikë, që i sheh duke buzëqeshur e plot humor në kafene me miqtë, dëgjoj shpesh se “këtu nuk bëhet.” Një pesimizëm që nuk e zbut as dielli i ngrohtë shqiptar në nëntor dhe as fjalët e ngrohta që dëgjojnë nga të huajt. Pafuqia kundrejt pushtetit, korrupsionit, drejtësisë që nuk funksionon si duhet, sistemit shëndetësor të kalbur, arsimit me probleme bëjnë që shumë prej tyre të largohen.

“Ka një detyrim për të mos e humbur besimin edhe në kohë të vështira” kujtohet shpesh Emmanul Kant, kur do t’i japësh besim dikujt.

Por si mund t’i japësh besim rinisë shqiptare, kur BE-ja është kthyer në ëndërr të largët dhe dëshira për një jetë më të mirë SOT, KëTU dhe TANI është gati shpërthyese? Si mund të edukohet tek i një i ri besimi për të ardhmen, optimizmi, kur ai e sheh se në vendin e tij mesatarisht mund të fitojë rreth 300 Euro., ndërsa në Gjermani shumë më tepër? Edhe unë ia kujtova Kantin punonjësit të hotelit.

“Po, edhe unë dua të kem besim, por atë do ta gjej diku tjetër”, m’u përgjigj.

Vështrim në të shkuarën

Një pikërëndesë e takimit të Steinmeierit në Shqipëri ishte përballimi me të shkuarën komuniste në vend. Për herë të parë në historinë e trajtimit të diktaturës staliniste, një president gjerman u ul me ish-të përndjekur politikë, studentë, historianë dhe ekspertë duke dëgjuar me vëmendje vlerësimet për rrugën e vështirë të Shqipërisë në përballjen me diktaturën. Një temë që ende polarizon politikën dhe shoqërinë. Unë do ta quaja një shans i humbur këto 30 vjet!

As politika dhe as shoqëria shqiptare nuk ishin në gjendje të shihnin në sy plagën e rëndë, të përballeshin me diktaturën me ndershmëri, me përgjegjësi, duke diferencuar dhe duke sjellë në fund pajtimin. Bilanci i këtyre viteve më sjell ndërmend Aleksander Solzhenitcin kur shkroi në Arkipelagun Gulag.

“Gërmo në të shkuarën dhe do të humbasësh një sy. Harroje të shkuarën dhe do të humbasësh të dy sytë.”

Katër ditë intensive në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Shumë takime, shumë impresione. Një udhëtim që do të mbahet mend si udhëtim i sjelljes së besimit në një botë të trazuar.

Postimi i mëparshëm

Ish-ndërmjetësuesi për dialog: Pa marrëveshje Kosova e Serbia tregojnë sat ë dobëta janë

Postimi tjetër

Shefi i EULEX-it: Jemi të shqetësuar për incidentet e së martës në veri të Kosovës

Të ngjajshme Postime

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli
Shqipëri

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë
Shqipëri

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh
Shqipëri

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme
Shqipëri

Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme

28 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse
Shqipëri

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve
Shqipëri

Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve

24 September 2025
Postimi tjetër
Shefi i EULEX-it: Jemi të shqetësuar për incidentet e së martës në veri të Kosovës

Shefi i EULEX-it: Jemi të shqetësuar për incidentet e së martës në veri të Kosovës

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu