Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka mbajtur mbledhje, në të cilën është disktuar për Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, raporton InLajmi.
Përveç projektligjit, ishte edhe çështja në veri e cila u diskutua, ku deputetët opozitarë shtruan pyetje për zgjedhjet që do të mbahen atje.
Ishte deputeti i PDK-së, Megrim Lushtaku, i cili kërkoi të di më shumë për zgjedhjet në veri, pasi sipas tij po krijohet një pasiguri e madhe për qytetarët atje.
Ne e dimë që në veri pritet të mbahen zgjedhjet dhe shihet qartë që po krijohet një pasiguri e madhe për qytetarët atje. Më intereson në asketin organizativ, sa po iu mundësohet siguria qytetarëve në atë pjesë”.
Ndërkohë, deputetja e VV-së Jeta Statovci, ishte kundër kësaj pyetjeje duke thënë se “Ne veçse e miratuam rendin e ditës dhe nuk besoj se është mirë me fol për çështje tjera”
Por kundër kësaj pyetje ishte deputetja e VV-së, Jeta Statovci.
Ne veçse e miratuam rendin e ditës dhe nuk besoj se është mirë me fol për çështje tjera. Nuk është i ftuar për këtë pjesë por për raportin Vjetor Financiar për vitin 2021”. /InLajmi/