Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me 4 vota për, 3 kundër dhe 2 abstenime e kanë përkrahur Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, raporton InLajmi.
Deputetët e PDK-së, Ferat Shala dhe Mërgim Lushtaku, deputeti i LDK-së Avdullah Hoti janë ata që kanë votuar pro këtij projektligji, ndërsa dy deputetët eVV-së, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani kanë abstenuar.
Kundër ishin Armend Muja, Jeta Statovci Enver Haliti nga VV-ja.
Si i tillë, ky Projektligj shkon në seancë për votim.
Kujtojmë se nisma për dërgimin e këtij projektligji ka ardhur nga kërkesa e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për shkak të inflacionit të lartë me të cilin po përballen dhe kërkesa për tërheqjen e 30 % të mjeteve financiare nga kursimet pensionale po konsiderohen si “zbutje” e ekonomisë familjare. /InLajmi/