Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën priti në takim Imzot Vincenzo Paglia, me të cilin u diskutua për bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, përcjell InLajmi.
“U bisedua për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, në veçanti liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore, ku dhe u theksua se mbrojtja e tyre sigurohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta“, thuhet në njoftimin zyrtar nga Kryemistria.
Tutje thuhet në njoftim se në këtë takim u vlerësua pasuria kulturore e vendit tonë, si vlerë universale dhe çelës për krijim të ndërveprimit shoqëror dhe tejkalim të dallimeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme që jetojnë në shtetin tonë. /InLajmi/