Ditën e mërkurë rreth orës 20:40 në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka ndodhur një aksident me fatalitet ku një biçiklist ka humbur jetën, përcjell InLajmi.
Aksidentin për InLajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku tha se në këtë aksident të përfshira kanë qenë një biçikletë dhe një automjet, ku si pasojë e lëndimeve të rënda njëri nga të aksidentuarit në këtë rast biçiklisti ka ndërruar jetë.
Aktualisht policia ka filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor./InLajmi/