Vëllai i Granit Xhakës, Taulant Xhaka, reagoi për fyerjet që opinionistja Zana Avdiu i bëri lojtarit të kombëtares së Zvcirës, përcjell InLajmi.
Ai tha se Avdiu nuk e njeh futbollin, nuk e di se çfarë emocionesh përjetojnë lojtarët brenda fushës prandaj edhe nuk ka të drejtë të komentojë.
Xhaka shtoi se opinionistja Avdiu nuk e njeh historinë e familjes së tij dhe kjo është një arsye më shumë që ajo të mos flasë.
Taulant Xhaka tha se vëllai i tij është shembull për të mirë për të gjithë shqiptarët dhe përfundoi duke thënë se Avdiu nuk ka gjak shqiptari.
Postimi i plotë i tij:

Ti Zana Avdiu a si e pate emrin! Ti pika e parë nuk ke lidhje as me futboll! Pika e 2-të ti nuk ke lidhje se çka ndodhë në një fustë të futbollit e çfarë emocionesh ka aty brenda! Pika e 3-të ti nuk e njeh aspak familjen Xhaka edhe historinë e babait tim dhe të familjes Xhaka. Unë nuk e di kush të ka paguar me dalë aty e me thënë gjëra të tilla banale. Edhe prapë del në intervista e folë për kërcënime!
Graniti është shembull per gjithë shqiptarët në aspektin pozitiv dhe ti e quan rrugaç?!
Turp, sepse nuk paske aspak gjak shqiptari. /InLajmi/