Presidenti i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, duke inkurajuar për një marrëveshje.
“Unë besoj se bisedimet janë e vetmja zgjidhje dhe ne i inkurojmë për një marrëveshje. Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, në veçanti nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari i BE-së Miroslav Lajçak kanë shumë përvojë, ata janë përfshirë edhe në aktivitet e vjetra të regjionit”, ka theksuar Plenkoviq.
Plenkoviq shtoi se Serbia nuk duhet të ulet në 2 karrige, nëse me të vërtet ka ambicie që t’i bashkohet BE-së, përcjell Front Online.
Presidenti i Kroacisë këtë deklaratë e bëri në Samitin BE-Ballkani Perëndimor i cili po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.