Mbrëmjen e së hënës ka filluar spektakli më i madh i organizuar ndonjëherë në Kosovë “Big Brother Vip Kosova”, shkruan InLajmi.
Pjesë e këtij reality-show u bën fytyra të ndryshme publike, të cilët do qëndrojnë brenda mureve të kësaj shtëpie për 100 ditë.
Rep-artisti Getinjo, këngëtarja Ana Kabashi, ish-konkurrentja e “Love Story”, Vivien Thano, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani, Mc Beka, çifti i njohur i shoëbizit Urimi dhe Alisa, Drag Queen, aktorja e njohur Shota Baraliu, Gjon Karrica i njohur në publik si Lugati, fotomodelja Gresa Hoti, modelja dhe trajnerja e fitnesit, Juliana Nura dhe reperi Stresi janë banorët e parë e kësaj shtëpie.
Ndryshe, pjesëmarrësit në këtë spektakël kanë synim çmimin e madh i cili është 200.000€. /InLajmi/