Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se më datë 6 dhjetor ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për komunat veriore përcjell InLajmi.
E ky aplikim sipas KQZ-së do të përfundoj më datë 9 dhjetor të këtij viti, ku shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto 4 komuna.
Ndërsa të gjitha detajet rreth aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.
E pas regjistrimit, periudha e votimit fillon më datë 17 dhjetor dhe përfundon më 23 dhjetor të këtij viti. /InLajmi/