Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se Serbia po keqpërdor sportin për të përçuar mesazhe shoviniste kundër shqiptarëve.
Ai në intervistën dhënë në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1, ka folur për rastet e provokimeve që Serbia ka bërë gjatë kampionatit botëror “Katari 2022”, ku shpalosën një flamur të Serbisë të vendosur në mes hartën e Kosovës në ndeshjen kundër Brazilit.
“Fatkeqësia më e madhe është që Serbia, vazhdon me keqpërdor edhe sportin këtë rast me përçu mesazhe shovinistet për me promovua një gjuhë të urrejtjes karshi shqiptarëve dhe për mi mirëmbajt aspiratat e tyre pushtuese ndaj Kosovës”, ka thënë Çeku.
Ai ka thënë se për këtë rast dhe atë kundër ndeshjes së Zvicrës, FFK ka paraqitur ankesë dhe tash ndaj Serbisë janë iniciuar 2 raste.