Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka bërë të ditur se propozimi final nga Bashkimi Evropian iu është dërguar dje Prishtinës dhe Beogradit.
“Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit, ky është një moment i rëndësishëm, mosmarrëveshja për targat ka përfunduar. Tashmë duhet të angazhohen në dialog, me propozimin që është hedhur në tryezë me mbështetjen e fortë të Gjermanisë dhe Francës. Teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit dhe Prishtinës, tash ata duhet të nisin diskutimet, diskutime serioze, është një moment që ka një rëndësi të madhe”, ka thënë Borrell, raporton Klankosova.tv.
Borrell u shpreh se është optimist për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në vitin e ardhshëm.