Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Faton Avdullahu, kritikoi Qeverinë e Kosovës për mostransparencë, duke shtuar se “kjo qeveri në qendër të dialogut e ka Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”,përcjell InLajmi.
Avdullahu thotë se kryeministri Kurti po vazhdon të thotë “fjalë moralizuese”me stilin e reperit politik “Serbia nuk kalon”, përderisa mallrat e Serbisë kalojnë dhe shiten në Kosovë më shumë se asnjëherë tjetër.
Në fund, ai shkruan “Poshtë populizmi”.
Postimi i plotë i tij:
Asociacioni në qendër
Kjo Qeveri në qendër të dialogut ka vendosur asociacionin – ndërkohë ai vazhdon të jetë i mbështjell me mungesë transparence. Në qendër janë gjithashtu fjalët moralizuese të Kryeministrit në stilin e reperit politik ‘Serbia nuk kalon’ përkrahur nga fansa militantë të cilët si në koncert bërtasin ‘e vërtetë – e vërtetë’. Ndërkohë mallrat e Serbisë kalojnë dhe shiten në Kosovë më shumë se kurrë e Kosova në veri më pak e pranishme se asnjëherë më parë. Poshtë populizmi. /InLajmi/