Ditën e hënë u shënua Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit dhe çdo vit me 5 dhjetor kjo ditë u dedikohet vullnetarëve që sakrifikojnë interesat e tyre personale, në të mirë të komunitetit.
Kjo ditë është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së në vitin 1985 dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit, shkruan Gazeta Blic.
Me këtë rast në Kosovë do të ketë disa aktivitete, të cilat organizohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, UNICEF dhe UN Volunteers, si dhe Këshilli Rinor Kosovar (KYC) në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt.