Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përvjetorin e vdekjes së Senatorit amerikan Bob Dole, kujton atë si zërin më të spikatur në politikën amerikane që njohu dhe mbrojti kauzat e shqiptarëve, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se rruga e Kosovës deri tek liria identifikohet me Senatorin Dole, i cili ishte i pari që e njohu luftën e drejtë të UÇK-së.
Ai shtoi se populli i Kosovës është përjetësisht mirënjohës Senatorit Dole.
Postimi i plotë i tij:
Shqiptarët përgjithësisht, veçmas Kosova, nuk do të ishin këto që janë pa përkrahjen e parezervë e të vazhdueshme të Senatorit amerikan, Bob Dole.
Rruga e Kosovës deri tek liria identifikohet me Senatorin Dole, i pari që njohu luftën e drejtë dhe të paalternativë të UÇK-së.
Ishte zëri më i spikatur dhe më me ndikim në politikën amerikane që njohu dhe mbrojti kauzat e shqiptarëve. Nder për mua që arrita ta njoh nga afër e të marrë këshilla nga ai.
Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, ne jemi pranë familjes Dole, institucioneve dhe popullit amerikan.
Mirënjohës sot e përgjithmonë Senatorit Dole! /InLajmi/