Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk ka marrë ende një vendim për të shkuar në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, por mendon se është e rëndësishme të shkohet atje, sepse askush nuk ka kredibilitet dhe nuk mund të përballet me hipokrizinë si ai, transmeton InLajmi.
“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiq”,tha kryeministrja mbrëmë në TV Pink dhe shtoi se shpesh pyet veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Aleksandri.
“Vuçiq ka nerva, që në këtë mënyrë të luftojë dhe të fitojë disa gjëra për Serbinë dhe serbët në Kosovë”shkruan Tanjug.
Brnabiq përkujtoi se presidenti Vuçiq, pas vendimit të kryeministrit të institucioneve të Prishtinës, Albin Kurti, për emërimin e Nenad Rashiqit, i cili gëzon më pak se 0.2 % të mbështetjes së serbëve në Kosovë, në mënyrë jokushtetuese dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, si ministre për Komunitetet dhe reagimet e buta të BE-së, tha se nuk do të udhëtojë në Tiranë për Samitin që fillon më 6 dhjetor. /InLajmi/