Kryeministri Albin Kurti, priti në takim ndihmës administratoren e USAID-it Erin E. McKee, raporton InLajmi.
Ndihmës admnistratorja në një prononcim për medie tha se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra më e mirë që Kosova të zë vendin e saj në mesin e vendeve të tjera, në kuadër të integrimeve evropiane.
Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër është mënyra më e mirë që ti ndihmojë Kosovës t’i përmirësoj raportet e saj me vendet fqinje dhe në këtë mënyrë edhe të zë vendin e vet në mesin e vendeve tjera në kuadër të integrimeve evropiane”.
Gjithashtu Erin E. Mckee premtoi se USAID do ta ndihmojë Kosovën për forcimin e sistemit energjetik.
Ne do të jemi këtu për të gjitha vendet e rajonit, që të krijojmë një mjedis ku të rinjtë nuk do ta shohin më të ardhmen jashtë atdheut të tyre. Ardhmëria e Kosovës varet edhe nga forcimi i sistemit energjetik, ne do të jemi këtu që të ndihmojnë në diversifikimin e furnizimin me energji elektrike. Do t’i ndihmojmë Kosovës që të bëjë tranzicionin drejt dekarbonizimit”, tha ajo. /InLajmi/