Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se nëse FIFA do ta ndëshkojë Granit Xhakën për veshjen e fanellës me mbiemrin Jashari, ai do ta paguajë vetë gjobën, përcjell InLajmi.
Pacolli ka deklaruar se nëse FIFA do ta dënoj futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, për veshjen e fanellës me mbiemrin Jashari pas përfunidmit të lojës Zvicër-Serbi atëherë ai do ta paguajë atë gjobë dhe këtë do ta bëjë në emër të popullit.
Ai tha se për këtë ka biseduar edhe me lojtarin shqiptar me nënshtetësi zvicrane, Granit Xhakën.
Postimi i plotë i tij:
Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë. /InLajmi/