Futbollisti i grupmposhave të reja të Trepçës ’89, Erion Kajtazi, është varrosur sot në fshatin Zasellë të Mitrovicës.
Kajtazi vdiq tragjikisht dje nga ataku kardiak në fshatin Korishë të Prizrenit teksa po luante kundër klubit A&N, shkruan Klan Kosova.
Pjesë e ceremonisë së varrimit ishin edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ai i Bujqësisë, Faton Peci, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, si dhe ai i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.