Kryeministri i vendit, Albin Kurti theksoi se vrasja e 35-vjeçares shtatzënë, e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj, është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë.
Ai tha se duhet vepruar për këto raste duhet mobilizuar të gjitha institucionet, në mënyrë që mos të ketë përsëritje të rasteve të tilla.
“Po, ne duhet të vazhdojmë në njërën anë, fushatën institucionale kundër dhunës në familje dhe kundër vrasjes së grave që është shndërruar tash në një lajm të shpeshtë, e që është e papranueshme për ne dhe që duhet të dënohet nga të gjithë”.
“Në anën tjetër mekanizmat dhe organet shtetërore duhet të veprojmë për të gjitha këto raste e situata do të thosha në mënyrë që mos të ketë asnjëherë përsëritje të këtilla mizore e kaq të rënda për gratë, për shoqërinë tonë e në veçanti për ato familje. Andaj, prokurori, gjyqësori, policia, ministria e Drejtësisë që të gjithë duhet të mobilizohen”, theksoi Kurti, përcjell Telegrafi.
Këto komente, Kurti i bëri pas prezantimit të buxhetit për vitin 2023 në Komunën e Gjakovës.