Më 28 tetor 2022, Qeveria aprovoi Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2023, kurse Kuvendi e aprovoi në lexim të parë më 17 nëntor 2023, transmeton InLajmi.
Instituti GAP ka analizuar ndarjet buxhetore për vitin 2023, duke i krahasuar ato me vitin 2022.
Shpenzimet buxhetore në vitin 2023 parashihet të jenë rreth 320.000.000 euro, që shënon një
Rritje prej 464.000.000 euro krahasuar me vitin 2022. Në Projektbuxhetin 2023 parashihet rritje më e shpejtë e shpenzimeve rrjedhëse se sa atyre kapitale krahasuar me vitin 2022. Tek kategoritë kryesore të shpenzimeve rrjedhëse, rritja më e madhe buxhetore reflektohet tek kategoria e subvencioneve dhe transfereve me rreth 205.000.000 euro apo 23%.
Buxheti për paga dhe mëditje në vitin 2023 është rritur për 75.000.000 euro apo 11% krahasuar
me vitin 2022. Tek kjo kategori, rreth 65.100.000 euro janë të buxhetuara si kontigjenca për paga, e të cilat janë të destinuata për të mbuluar koston shtesë të një ligji të ri të pagave.
Me Projektbuxhetin 2023 është krijuar hapësirë për 1.435 vende pune shtesë, nga të cilat 910 për nivelin qendror dhe 525 për nivelin komunal. Tek niveli qendror parashihen 300 vende
shtesë për Policinë e Kosovës, 108 pozita të reja për Kuvendin e Kosovës, nga të cilat 100 si shtaf mbështetës politik. Ndërkaq tek komunat, ajo e Prishtinës do të ketë rritje të numrit të lejuar të stafit për 86 punonjës, Komuna e Prizrenit për 44 punonjës, etj.
Nga gjithsej 810.700.000 euro sa pritet të jenë investimet kapitale, 611.400.000 euro, pra 75% janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 199.300.000 euro janë planifikuar për projekte të reja kapitale. Nga 199.300.000 euro të projekteve të reja, rreth 26% apo 51.200.000 euro janë të alokuara për nivelin qendror dhe pjesa tjetër, 148.100.000 euro për nivelin lokal. Nga 51.200.000 euro investime kapitale të reja të nivelit qendror këtë vit, 22.000.000 euro janë destinuar për projekte specifike komuna. Rreth 52% e kësaj shume pra 12.000.000 euro do të orientohet tek 3 komunat e udhëhequra nga VV, komuna që mbulojnë 9% të territorit dhe 8% të popullsisë.
Në Projektbuxhetin 2023 janë buxhetuar 75.000.000 euro si kontigjenca për përballjen me krizën potenciale të energjisë. Përkundër asaj se buxheti për shëndetësi dhe arsim pritet të
rritet në vitin 2023, prapëseprapë mbetet nën mesataren e BE-së për shpenzimet në këto fusha si përqindje e Bruto Produktit Vendor.
Në Projektbuxhetin 2023, parashihet që të gjitha të hyrat vetanake të komunave të mbledhura para vitit 2022 dhe që janë të pashpenzuara, të barten e të përdoren nga Qeveria për nevoja të ndryshme. Një nismë e tillë do të mund të ndikonte ndjeshëm të hyrat e komunave, konkretisht projektet të cilat veçse mund të kenë filluar, për të cilat financimi mund të jetë bazuar në këto të hyra.
Problemet që në vazhdimësi kanë ndjekur realizimin e buxhetit ndër vite, janë përsëritur edhe në vitin 2022 dhe në planifikimin për vitin 2023, e ato janë: dinamika e ulët e realizimit të investimeve kapitale, mos ndërlidhja e buxhetit me planifikimet afatmesme dhe afatgjata, përdorim i madh i linjave buxhetore pa destinim konkret, neglizhimi i perspektivës gjinore, etj.
Njoftimi i plotë nga Instituti GAP:
📣Instituti GAP ka analizuar ndarjet buxhetore për vitin 2023, duke i krahasuar ato me vitin 2022. Gjetjet kryesore janë:
🔸 320.000.000 euro shpenzime, një rritje 📈prej 464.000.000 euro krahasuar me vitin 2022;
🔸75.000.000 euro më shumë 📈për paga dhe mëditje më 2023, prej të cilave 65.100.000 euro si kontigjencë për të mbuluar koston e një ligji të ri për pagat;
🔸1435 vende të reja të punës në sektorin publik, prej të cilave 300 vende shtesë në Policinë e Kosovës, 108 në Kuvendin e Kosovës, 86 në Komunën e Prishtinës, 44 në Komunën e Prizrenit, etj.
🔸 Nga 810.700 euro sa pritet të jenë investimet kapitale, 611.400.0euro (75%) janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 199.300.0 euro (25%) janë planfikuar për projekte të reja kapitale.
🔸Nga 51.200.000 euro investime kapitale të reja të nivelit qendror këtë vit, 22.000.000 euro janë destinuar për projekte specifike në komuna; 52% e kësaj shume (12.000.000 euro) do të orientohet tek 3 komunat e udhëhequra nga VV, komuna që mbulojnë 9% të territorit dhe 8% të popullsisë.
🔸 75.000.000 euro si kontigjenca për përballjen me krizën potenciale të energjisë💡.
🔸Përkundër asaj se buxheti për shëndetësi dhe arsim pritet të rritet në vitin 2023, prapë se prapë mbetet nën mesataren e BE për shpenzimet në këto fusha si përqindje e BPV. /InLajmi/
















