Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, tha se Qeveria Kurti nuk po i mbanë premtimet që i ka dhënë për këtë mandate, përcjell InLajmi.
Ajo ka ndarë një foto nga transkripti i seancës së Kuvendit së 17 majit 2021, prezantimi i programit të Qeverisë Kurti, ku shihet se janë premtuar të happen 160 çerdhe të reja në Kosovë, por deri më tani vetëm 3 sosh janë nisur këtë vit.
Deputetja Bajrami tha se kësaj qeverie i kanë ngelur vetëm edhe 157 çerdhe të tjera për tu ndërtuar për pjesën e mbetur të mandatit.
Postimi i plotë i saj:
160 qerdhe janë premtuar për këtë mandat nga Qeveria Kurti, 3 janë nisur këtë vit, kanë mbetur vetëm edhe 157 tjera për pjesën tjetër të mandatit.
Foto: pjesë nga transkripti i seancës së Kuvendit së 17 majit 2021, prezantimi i programit të Qeverisë Kurti. /InLajmi/