Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, teksa ka numëruar arritjet e Qeverisë së Kosovës për vitin 2022 për Trepçën, ka thënë se zhvillimi i saj është kthyer në binarë, përcjell InLajmi.
“Pagë mesatare 805€ për minator, angazhim i 200+ punonjësve për praktikë, shpenzimet janë ulur për 18%, të hyrat janë rritur për 23%, nvestimet kapitale janë rritur për 20%, kursim i 1800 MWh energji në krahasim me vitin paraprak”, janë disa nga arritjet, të cilat ministrja i ka numëruar.
Rizvanolli ka theksuar se Trepça është ndërmarrje me peshë socioekonomike e historike, për Mitrovicën e tërë Republikën, prandaj ajo do të vazhdoj ta ketë përkrahjen nga Qeveria e Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Më 2022 Trepça:
✅ pagë mesatare 805€ për minatorë
✅ angazhim i 200+ punonjësve për praktikë
✅ shpenzimet janë ulur për 18%
✅ të hyrat janë rritur për 23%
✅ investimet kapitale janë rritur për 20%
✅ kursim i 1800 MWh energji në krahasim me vitin paraprak
Trepça është ndërmarrje me peshë socioekonomike e historike, për Mitrovicën e tërë Republikën.
Zhvillimi i saj është kthyer në binarë. Ajo do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Qeverisë, ndërsa që gjithnjë presim rezultate e llogaridhënie ndaj taksapaguesve. /InLajmi/