Disa studentë janë ankuar se ende nuk i kanë marrë shtesat, sipas vendimit të Qeverisë.
Por zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një përgjigje ka thënë se Komisioni Zbatues është duke e vazhduar punën.
“Javën që lamë pas janë proceduar pagesat për grupin e parë të studentëve. Komisioni Zbatues është duke vazhduar punën për verifikimin e aplikimeve të pranuara”, ka thënë Kryeziu.
Ekzekutivi përmes paketave ndihmëse ka targetuar edhe pensionistët, poqë disa prej tyre e kanë keqkuptuar vendimin, duke menduar që do t’i marrin për 3 muaj radhazi.
Në fund të shtatorit të këtij viti, kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dolën në konferencë të përbashkët për të prezantuar masa të reja në kuadër të Pakos Ekonomike për përballje me inflacionin, shkruan Gazeta Express.
Me këto masa përfshihej subvencionimi i faturës së energjisë elektrike për ata që kursejnë rrymën, subvencionim prej 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorët e sektorit privat që marrin pagë deri në 1 mijë euro, ndarja e shtesave për punonjësit që kanë pagë deri në 1 mijë euro në ndërmarrjet publike, si dhe shtesa për pensionistët, familjet me asistencë dhe studentët