Ditën e shtunë në Prishtinë do të bëhet testimi i sistemit të alarmit publik rreth ores 12:00, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e komunës thuhet se ky alarm do të jetë i një trajtshëm 2 herë me nga 30 sekonda.
Ky testim ka për qëllim sigurimin dhe funksionimin e saktë dhe në kohë në raste të caktuara për sigurinë e qytetit.
Njoftimi i plotë nga Komuna:
NJOFTIM
Këtë të shtunë, më datë 3 dhjetor, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm 2 herë nga 30 sekonda./InLajmi/