Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës Ragmi Mustafa, ka shkuar në Hagë për të vizituar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, përcjell InLajmi.
Mustafa thotë se ka pasur një ndër vizitat më emocionale të jetës së tij.
Tutje, ai beson se shumë shpejt ish-krerët e UÇK-së do të jenë të lirë siç u takon.
Mustafa thekson se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin. Aty takova të gjithë ushtarët e lirisë, të gjith ishin mirë!
Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë.
Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush. /InLajmi/