Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka takuar Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, përcjell InLajmi.
Mehaj tha se Prishtina dhe Tirana kanë thelluar bashkëpunimin në fushën ushtarake, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisin bashkëpunimet në interes të 2 vendeve.
Ai shtoi se bashkëpunimi bilateral Kosovë-Shqipëri dhe me vendet partnese në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është në të mirën e vendeve ngaqë funksionon paqja, stabiliteti ku e ka theksuar se së bashku jemi gjithmonë më të fortë.
Postimi i plotë i tij:
Kosova dhe Shqipëria do të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin vëllazëror në interes të 2 vendeve tona
Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit “Smart defense”.
Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë.
Së bashku jemi gjithmonë më të fortë! /InLajmi/