Në protestën e cila u mbajt para Qeverisë së Kosovës, si shenjë revolte ndaj vrasjes së gruas shtatzënë e cila u vra në oborrin e QKUK-së, u arrestuan 2 aktiviste, Neri Ferizi dhe Anita Mjeku, përcjell InLajmi.
Aktivistet feministe, janë liruar pasi të njëjtat, u arrestuan nga Policia e Kosovës për protestën e një dhjetorit në Prishtinë, protestë e cila u mbajt për vrasjen e 35 vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së.
Në njoftimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist thuhet se arrestimi i padrejtë i aktivisteve vetëm sa u ka shtuar vullnetin dhe forcën për kërkimin e të drejtave dhe lirisë për gratë në Kosovë.
Njoftimi i plotë i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist:
Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi t’i lirojë 2 aktivistet e arrestuara për protestën e datës 1 dhjetor në kundërshtim të vrasjes së grave. Arrestimi i tyre, i padrejtë dhe jolegjitim, veç sa na jep forcë për të vazhduar dhe zgjeruar rezistencën tonë të drejtë në kërkim të sigurisë dhe lirisë për të gjitha vajzat dhe gratë në Kosovë. /InLajmi/
