Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e futbollistit të ri mitrovicas Erion Kajtazit, përcjell InLajmi.
Hamza u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, shoqërisë dhe qytetarëve.
17-vjeçari, Erion Kajtazi, gjatë të shtunës derisa po luante për Trepçën pësoi atak kardiak dhe ndërroi jetë në fushën e futbollit.
Postimi i plotë i tij:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e futbollistit të ri mitrovicas, Erion Kajtazi.
Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqërisë dhe gjithë qytetareve. /InLajmi/