Raportuesi i Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten shpreh qëndrimin e tij mbi negociatat me presidencën çeke, që do të çojnë në vendimin përfundimtar për lëvizjen afatshkurtër pa viza për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen.
Reuten shprehet, se negociatat me presidencën çeke do të fillojnë para Krishtlindjeve për të përfunduar sa më shpejt të jetë e mundur.
Eurodeputeti Thijs Reuten u ndal gjithashtu te sistemi ETIAS, që sipas tij, ishte një rregullë e re që u vendos në mes të lojës. Por Reuten thekson, se do të luftojë që vendet kandidate të mos paguajnë për ETIAS për vizat afatgjata, shkruan Abc.News.al.
Ne jemi të gatshëm të negociojmë sa më shpejt të jetë e mundur, shpresojmë para Krishtlindjeve për të ecur përpara dhe për të mbaruar këtë proces. Duhet të sigurojmë, që qytetarët e Kosovës të përfitojnë nga liberalizimi i vizave sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj, që më në fund, ky vend që ishte lënë jashtë liberalizimit të vizave, do të përfitojë nga kjo. Eshtë një lajm pozitiv. Ne kemi nevojë për këtë.