Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, i ka lënë të gjithë pa fjalë mbrëmjen e djeshme gjatë ceremonisë “Earthshot 2022”, pjesë e turit të çiftit mbretëror në Boston, SHBA.
E veshur me një fustan Solace London “Sabina” me mëngë të gjata, 40-vjeçarja dukej më rrëzëllitëse se kurrë dhe brohoritjet e grupit të fansave, mbledhur jashtë ambienteve të “GM Music Hall”, e konfirmuan këtë gjë.
Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte bizhuteria e njohur që ajo mbante në qafë, gjerdani me smerald dhe diamante që princesha Diana e vendoste shpesh, transmeton Living shqip.
Ky gjerdan ka një histori të gjatë nga pas, që daton prej vitit 1911, kur u përdor për herë nga gjyshja e Elizabeth, mbretëresha e ndjerë Mary of Teck.