Një aksident i rëndë trafiku mes 3 veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë Pejë, më saktësisht në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur për InLajmin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se 4 persona kanë pësuar lëndime nga ky aksident.
Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur procedurat hetimore për aksidentin.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Në ora 16:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje F.Kosovë). Në aksident janë përfshirë 3 automjete. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me procedurat në vendngjarje. /InLajmi/