Në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku si pasojë ka vdekur një person dhe një tjetër është lënduar, përcjell InLajmi.
Lajmin për aksidentin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila njoftoi se njëri nga viktimat nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti dhe ka ndërruar jetë.
Nga Policia theksojnë se me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e aksidentit 2 persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës:
– A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit ësjtë dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut. /InLajmi/