Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, përcjell InLajmi.
Abdixhiku ka thënë se në këtë botëror më specifikisht në ndeshjen Zvicër-Serbi ka pasur gjurmë Kosove, duke nënkuptuar suksesin dhe lojën e mirë nga 2 lojtarët kosovarë ,Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ku Shaqiri ishte golashënuesi i parë i ndeshjes.
Me fitoren e arritur Zvicra ka kaluar në fazën finale të kupës së botës ndërsa Serbia është eliminuar nga ky kampionat.
Postimi i plotë i tij:
Gjurmë Kosove në këtë Botëror./InLajmi/




















