17 vjeçari, E.K ka ndërruar jetën në fushën e futbollit, pasi pësoi sulm në zemër, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, e cila njoftoi se 17-vjeçari ka qenë duke luajtur në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë.
Stafet mjekësore të të 2-ja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.
Nga Federata e Futbollit të Kosovës njoftojnë se përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, E.K nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak.
Njoftimi i plotë nga Federata e Futbollit të Kosovës:
Ndërron jetë pas atakut kardiak futbollisti i ri E.K.
3 dhjetor, 2022 – Federata e Futbollit e Kosovës me pikëllim të madh e njofton opinionin se sot pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, E.K.
Talenti i madh i futbollit kosovar ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë. Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, E. nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak.
Federata e Futbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes K., FC “Trepça’89” dhe tërë komunitetit të futbollit për vdekjen e parakohshme të E.K. /InLajmi/