Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka thirrur takim me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut pas rasteve të fundit të dhunës dhe vrasjeve të grave.
Osmani ka thënë se në momentet e fundit e kanë anuluar takimin krerët e institucioneve të Drejtësisë. Sipas saj, ata e kanë bojkotuar shtetin, pasi takimi nuk është për interesa personale por për interesa të popullit
Ajo tha se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është jashtë vendit, mirëpo i njëjti ka dërguar dikë.
Më tej, Osmani tregoi se qëllimi i kësaj mbledhje është t’i gjejnë gabimet e institucioneve dhe t’i përmirësojnë ato, që qytetarët të kenë më të lehtë jetën e në veçanti gratë.
Sipas saj, rastet e dhunës janë në rritje muajve të fundit, e për të është e dhimbshme për 2 rastet e fundit vetëm brenda një jave.
Shefja e Shtetit përmendi edhe disa prej grave, të cilat janë vrarë nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët e tyre
Osmani i përmendi edhe dënimet se si janë shqiptuar, ku tha se 8 raste vetëm dënimi në përputhje me ligjin, prej 173 rasteve në total. Sipas saj, vetëm 5% janë në përputhje me ligjin.
Osmani tha se rrënjët e problemit janë shumë të thella.
Takimi i thirrur nga Osmani është bojkotuar nga krerët e institucioneve te drejtësisë, pasi të njëjtit kishin konfirmuar pjesëmarrjen, shkruan Tëvë1
Në këtë takim është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.