Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar, ka vizituar shoqatën “Handikos”, ndërsa ka premtuar mbështetje pa rezervë nga qeveria për këtë pjesë të shoqërisë, raporton InLajmi.
Më këtë rast, Kurti tha se vitin 2022 e kemi shpallur vit të personave me aftësi të kufizuar, po ashtu shtoi se projektligji për këtë kategori shoqërore është në shqyrtim.
“Ne kemi shpallur vitin 2022 vit të personave me aftësi të kufizuara që nga ky vit çdo vjet të jetë më i mirë. Me këtë rast vlen të ceket se Projektligji për njohjen e statusit është në kabinetin e Hekuran Muratit dhe është në shqyrtim”, tha Kurti.
Kryeministri, Albin Kurti tutje ka shtuar se qeveria ka ndarë 100 mijë euro për pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar.
“Librat duhet t’i bëjmë audio, libra në mënyrë që ata që janë të verbër të kenë qasje në libra. Pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara në lojëra olimpike kemi ndarë 100 mijë euro për çdo vjet. Dhe në kuadër të kalendarit MASHT ka punësuar 100 asistencë për fëmijë me nevoja të veçanta dhe kemi ndarë buxhet 500 mijë për vitin 2023. Kemi ndarë bursa për 13 studentë me aftësi të kufizuara”, ka deklaruar Kurti.
Në anën tjetër, drejtori i shoqatës “Handikos”, Afrim Maliqi ka thënë se vetëm 12 % e fëmijëve me aftësi të kufizuar janë të përfshirë në institucionet arsimore.
Afrim Maliqi drejtori i “Handikosit”, e ka falënderuar Kurti për mbështetej, por që ka pasur një varg ankesash duke filluar nga mospërfshirja e fëmijëve në shkolla dhe kufizimi i mundësisë së lëvizjes.
“Kemi zhvilluar kalendarin duke përfshirë zyrën e juaj kryeministër ka të arritura e progres. E kemi pritur rritjen e numrit të asistenteve. Vetëm 12 % të fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë ne sistemin arsimor”, ka thënë Maliqi.
Në fund, Afrim Maliqi kundrejt kryeministrit Albin Kurti ka adresuar një varg kërkesash për mospërfshirja e madhe e fëmijëve në shkolla.