• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 12 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Krasniqi: Qeveria të kalojë në ofensivë për Asociacionin, ky hap të mos i lihet Serbisë

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
2 December 2022
në KRYESORE
0 0
0
Krasniqi: Qeveria të kalojë në ofensivë për Asociacionin, ky hap të mos i lihet Serbisë
0
SHPERNDARJE
111
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Asociacioni i komunave me shumicë serbe po vazhdon të mbetet si çështje kyçe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë bërë të qartë Qeverisë së Kosovës se nuk do të ketë marrëveshje të tjera pa e themeluar Asociacionin, shkruan InLajmi.

Në lidhje me çështjen e Asociacionit dhe “presionit ndërkombëtar” që po i bëhet Qeverisë së Kosovës, ka folur për InLajmin analisti politik Milazim Krasniqi, i cili kërkesën e BE-së dhe SHBA-së për formimin e Asociacionit e vlerëson si “presion pozitiv” për ecjen përpara në procesin e dialogut.

Krasniqi theksoi se ky është një obligim ndërkombëtar, të cilin Kosova e ka marrë në përcjelljen e Brukselit.

“Kërkesat e zyrtarëve amerikanë dhe evropianë për formimin e bashkësisë së komunave serbe padyshim që janë në kuadër të një presioni “pozitiv” lidhur me ecjen përpara në procesin e negocitave mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, ata po instistojnë në formimin e Asociacionit sepse është një obligim ndërkombëtar, të cilin e ka marrë Kosova në përcjelljen e Brukselit, dhe si i tillë është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”.

Analisti politik tha se BE-ja po insiston që marrëveshja për Asociacionin të zbatohet për arsye praktike, pasi Serbia tashmë po e kushtëzon edhe procesin e dialogut përmes kësaj çështjeje. Sipas Krasniqit, problemi i targave dhe mosarritja e asaj marrëveshjeje në kohë i ka dhënë hapësirë Serbisë për të kaluar në ofensivë dhe për të rritur kërkesat.

“Shtetet e Bashkimit Evropian po insistojnë në formimin e Asociacionit edhe për arsye praktike sepse Serbia tashmë kushtëzon edhe procesin e dialogut me formimin e kësaj bashkësie”.

Krasniqi vlerëson se Asociacioni duhet të formohet, por fillimisht Qeveria e Kosovës duhet ta përgatisë draftin me gjetjet e Gjykatës Kushtetuese dhe në pajtim me atë që Asociacioni nuk do të jetë “një pushtet i 3-të”, por vetëm do të akomodohen disa interesa specifike të komunitetit serb në Kosovë.

“Në anën tjeter, formimi i bashkësisë së komunave serbe do të duhej të bëhej në projektim me gjetjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, gjë që nuk e kontestojnë zyrtarët amerikanë as evropianë, prandaj qeveria do të duhej të tregohej më koordinative me Washingtonin e të mos bllokohet, siç u bllokua për çështjen e targave sepse në atë rast edhe rritet presioni, dhe si pasojë e rritjes së presionit mbi të favorizohet Serbia”.

I pyetur se çka do të ndodhë në rast se kryeministri Kurti nuk do ta pranojë kërkesen e ndërkombëtarëve, Krasniqi mendon se si në rastet e tjera edhe në rastin e Asociacionit Kurti “do të lëshojë pe”, përndryshe do të bie qeveria dhe vendi mund të futet në një krizë të thellë politike.

“Kryeministri Kurti ka thënë shumë gjëra që më vonë i ka rënë pishman. Unë po besoj që edhe këtu do të lëshojë pe, por gabimi i tij taktik dhe strategjik është që duke rezistuar po lejon që të rritet presioni mbi të dhe të shkojë faji mbi Kosovën”, u shpreh publicisti Krasniqi për InLajmin.

Sipas tij, më e “mençur” do të ishte që qeveria të kalojë në ofensivë dhe të rrisë partneritetin me aleatët ndërkombëtarët, e jo të konfrontohet me ta.

“Është në interes të qeverisë që Kurti të kalojë në ofensivë, duke e akceptuar pjesën ndërkombëtare dhe duke e hartuar vetë draftin, e jo ta lërë që këtë ta bëjë Vuçiqi dhe Serbia. Nëse Kurti nuk e pranon Asociacionin, atëherë do të rritet presioni mbi të dhe mund të bie qeveria. Kjo mund të sjellë një krizë të brendshme politike sepse do të jemi në presionin ndërkombëtar dhe në presionin e Serbisë. Kurti e ka marrë mandatin dhe duhet ta çojë deri në fund, prandaj Kurti duhet të rrittë partneritetin me aleatët ndërkombëtarë dhe jo të konfrontohet me ta”. Shqipe Vishaj /InLajmi/

Tags: Asociacioni i komunave me shumicë serbeBE-jaMilazim KrasniqiSHBA-ja
Postimi i mëparshëm

Arsyet e shtrëngimit të duarve i tregojnë ekspertët

Postimi tjetër

Kryeprokurori: I dyshuari për vrasjen e 35 vjeçares kishte shenja jete gjatë rrugës për QKUK

Të ngjajshme Postime

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare
KRYESORE

Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare

27 August 2025
Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër
KRYESORE

Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër

26 August 2025
Postimi tjetër
Kryeprokurori: I dyshuari për vrasjen e 35 vjeçares kishte shenja jete gjatë rrugës për QKUK

Kryeprokurori: I dyshuari për vrasjen e 35 vjeçares kishte shenja jete gjatë rrugës për QKUK

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu