Vrasja e 35-vjeçares të mekuren në oborrin e QKUK-së ka alarmuar tërë Kosovën, çka edhe ka bërë që ky rast të mos qëndrojë në heshtje, përcjell InLajmi.
Së fundi, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava, ka kërkuar që në të gjitha xhamitë anekënd Kosovës të ligjërohet tema “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”.
Ndryshe, sa i përket rastit të fundit ka pasur reagime të shumta nga politikan, analistë e pjesëtarë të institucioneve, të cilët e kanë dënuar vrasjen e 35-vjeçares.
Njoftimi i plotë i Bashkësisë Islame të Kosovës:
Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot, në të gjitha xhamitë anekënd Kosovës, në hytben e xhumasë, do të ligjërohet tema “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”. /InLajmi/