Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka folur për dhunën ndaj grave, duke e lidhur me rastin e fundit që ndodhi së fundmi, kur një grua shtatzënë u vra nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishte në proces divorci.
Hoxha ka thënë se shoqëria në Kosovë ka tipare patriarkale dhe ka aluduar që nuk i pranon mirë vendimet dhe të drejtat e njeriut. Ajo ka thënë se ndarja bashkëshortore, është e drejtë njerëzore.
Sipas saj, arsyet mund të jenë të ndryshme, por nganjëherë ndarjet ndodhin edhe për arsye se dashuria përfundon
Nganjëherë thjesht dashuria mund të përfundojë dhe pavarësisht nga gjinia, personi ka të drejtë të çlirohet
Ajo ka pyetur se si arriti gjendja në këtë pikë.
“Pikëpytja më e madhe është qysh jemi mrri ne në këtë pikë? A duhet ta luajmë rolin e gjykuesit e të bëjmë qitsin se kush duhet të shkojë. Apo ne duhet ta shikojmë veten tonë në pasqyre e ta shohim ku është thelbi i problemit”, ka deklaruar ajo.
Dhuna ndaj grave dhe ndryshimi i kësaj kulture duhet të trajtohet si emergjencë kombëtare, me ndërhyrje në sistemin arsimor por edhe në aspekte të tjera. ” ka thënë deputetja e PDK-së në emisionin “DPT te Fidani”.
“Qeveria e Kosovës duhet ta trajtojë si emegjencë kombëtare, në kurrikula shkollore, në sjellje, sepse në familje sjelljet tona mund të formësohen, nëse familjet janë të mbyllura dhe patriarkale. Fëmijët shumë shpejt i kapin ato dhe zhvillohen”, ka thënë ajo.